Lajme

A është e mundur të infektoheni me korona virus duke prekur parat?

Nuk ka ndonjë rrezik të konsiderueshëm të infektoheni nga korona virusi duke i përdorur kartëmonedhat prej letre ose metali, tha Banka Qendrore Evropiane (ECB).

Kjo u përcaktua nga një test laboratorik i cili tregoi se virusi mbijeton shumë më gjatë në sipërfaqe të tjera.

Paratë e gatshme përdoren ende në 19 shtete të zonës së euros. Sidoqoftë, dyqanet u kërkojnë klientëve të kalojnë në pagesa pa kontakt për të shmangur infektimin nga kartëmonedhat dhe kontaktin e mundshëm me një person të infektuar.

Anëtari i bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, Fabio Paneta tha se testimi në laborator tregoi se niveli i mbijetesës së virusit ishte 10 deri 100 herë më i lartë në sipërfaqet prej çeliku, siç janë dorezat e dyerve, sesa në kartëmonedhat.

“Analizat e tjera kanë treguar që virusi është shumë më i vështirë për tu transmetuar nëpër sipërfaqe poroze, siç është pambuku ose letra sesa nga sipërfaqet e lëmuara siç është plastika”, tha Paneta, duke shtuar se kartëmonedhat euro janë shtypur në letër pambuku, gjë që i bën ato rezistente.

Panetta gjithashtu konkludoi se kartëmonedhat nuk paraqesin rrezik infeksioni në krahasim me llojet e tjera të sipërfaqes me të cilat njerëzit i prekin çdo ditë.

Më shumë se 340 milion evropianë përdorin euron, paratë e gatshme janë metoda kryesore e pagesës dhe është veçanërisht e popullarizuar në Gjermani, Francë dhe Spanjë, tha ECB.

Related Articles

Back to top button