Ambasadori Boçka vjen me “selam” nga Cakaj për politikanët e Luginës, rrespektoni marrëveshjen e Tiranës

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë i akredituar në Beograd z.Ilir Boçka sonte në Preshevë do të takojë liderët politik shqiptarë të Luginës, nënshkruesit e marrëveshjes në Tiranë për pjesmarrje me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare.

Boçka vjen për ti përcjellë selamin e Ministrit në detyrë Gent Cakaj, liderëve politik të Luginës për ta rrespektuar marrëveshjen e Tiranës.

Vlenë të theksohet se që nga takimi i Tiranës lidershipi shqiptarë asnjëherë nik është takuar për të diskutuar rreth organizimit të pjesmarrjes në zgjedhjet parlamentare.

Gjithashtu nga takimi i fundit që kishin koordinatorët e partive politike ku është diskutuar mbi përcaktimin e buxhetit, ka patur mosmarrveshje, ngase PVD ka kërkuar që 30% ti takoj PVD-së ndërsa pjesa tjetër të ndahet në subjektet tjera, gjë që nuk është pranuar nga APN, PD, LPD dhe LRPDSH.

Ambasadori Boçka pritet që sonte të kërkojë nga liderët unifikim rreth listës së përbashkët për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

Back to top button