Anulohen të gjitha udhëtimet deri më 31 maj

Shoqata Kombëtare e Agjencive të Udhëtimeve Serbe (YUTA) u ka dërguar sot një rekomandim agjencive të udhëtimit që të anullojnë udhëtimet e tyre deri më 31 maj, sepse rrethanat në vendin tonë, por edhe më gjerë, nuk e lejojnë këtë, tha drejtori Aleksandar Senicic për Tanjug transmeton Presheva.AL

Sipas tij, YUTA fillimisht anuloi udhetimet nga 15 marsi deri më 15 maj, megjithatë, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, shtoi Senicic, u bë një rekomandim për të anulluar udhëtimet deri më 31 maj.

“Mendoj se kjo datet pritet te ndryshohet ne 15 qershor. Ne nuk duam te shkojme aq larg. Vendimi per anulimin e fluturimeve nga 15 marsi deri me 15 maj ishte i mire por tani do te shkojme gradualisht, nuk varet gjithcka nga qeveria dhe shteti yne por varet edhe nga vendet ne te cilat udhetojme” tha Senicic.

Ai deklaron se për momentin jane disa vende qe kane masa kufizuese dhe karantinen, por qe shumica e vendeve jane te bllokuara.

Megjithëse udhëtimi ajror në vend, siç u njoftua më parë, hapet më 18 maj, në kushte të tilla është e pamundur të realizohen udhëtime turistike, shtoi Senicic.

“Ajo që udhëtimet do të fillojnë, është per udhëtime familjare dhe biznesi, por për turistët ende nuk kemi rregullore se si do të funksionojë “, përfundoi Seniçiq.

Back to top button