Dr.Darija: Kemi kaluar goditjen e parë, virusi nuk do të zhduket

Virusi nuk do të zhduket, por ne kemi kaluar goditjen e parë dhe duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, tha Dr.Darija Kisić Tepavčević.
“Në momentin kur u dha rekomandimi i ekspertëve që të lehtësohen masat, ata bazoheshin në rezultatet për situatën aktuale epidemiologjike”, thotë ajo.
Ajo shton se vendosja e maskës në ambiente të hapura nuk luan një rol të rëndësishëm, por që në ambiente të mbyllura është e rëndësishme.
“Ne poste, banke, dyqane, aty vendosja e maskes eshte pergjegjesi per shendetin e dikujt.” thotë ajo.
Kur u pyet nëse pret një rritje të papritur të të infektuarve, Dr Kisić Tepavčević u përgjigj;
“Rënia nuk është asnjëherë lineare, por nuk pritet rritje. Ne e kaluam goditjen e parë. Asnjëherë nuk mund të jetë si në fillim.”
Ajo shton se virusi nuk do të zhduket dhe se duhet të mësohemi të jetojmë me të.