Edhe katër viktima nga korona virusi në Serbi: “Rezultatet janë të mira nëse kështu vazhdon hiqet ora policore”

Në 24 orët e fundit, katër persona kanë vdekur nga korona virusi në Serbi, duke sjellë numrin e vdekjeve në 193.

Shkalla e vdekshmërisë është 2.04 % sot.

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 102 raste të tjera të koronavirusit, nga 5,274 testuar.

Numri i personave të infektuar në Serbi është 9,464 persona.

Në trajtim në spital janë 2116 persona ndërsa 54 persona në respirator.

Numri i punëtorëve mjekësorë të infektuar në Serbi është 450, gjysma e të cilëve janë shtruar në spital dhe pjesa tjetër janë në izolim.

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale, Goran Stevanovic, tha se rezultatet janë të mira dhe të kënaqshëm nëse kështu vazhdon në dy javët e ardhshme mund të shpresojmë që të largohen gjitha masat e vendosura.

“Këto rezultate tregojnë efektivitetin e masave dhe përgjegjësinë dhe vetë-disiplinimin e qytetarëve,” tha Stevanovic në një konferencë për media në Pallatin e Serbisë.

Ai thekson se këto janë masat më të rëndësishme të distancës hapësinore dhe se duhet të vazhdojmë të ndjekim këshillat e epidemiologëve.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, ne rrezikojmë të rihymë në ciklin e rritjes së numrit të pacientëve”, tha ai, duke shtuar se tani rreziku nuk është shumë i madh.

I pyetur se kur do të largohet ora policore, Stevanoviç tha se do kjo të vlerësohet nga epidemiologët.

“Ne kemi nevojë për disa ditë kështu që të përqindja e të infektuar të jetë më pak 5%”, përfundoi ai.

Check Also
Close
Back to top button