Lajme

Fëmijët nën 12 vjeç nuk kanë nevojë për testin e korona virusit kur hyjnë në Serbi

Qytetarët e Serbisë mund të hyjnë në Serbi dhe të mos karantinohen nese posedojne testin negativ per korona virus, ndërsa fëmijët nën 12 vjeç nuk kanë nevojë për të kryer testin.

“Testi nuk do të jetë i nevojshëm për fëmijët nën moshën 12 vjeç,” tha anëtari i Stafit të Krizave Branislav Tiodorovic për Tanjug, duke shtuar se shtetasit e huaj të cilët duhet të shkojnë në izolim do të duhet të paraqesin adresë se ku qëndrojnë.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 31 maj, pas së cilës, në varësi të situatës epidemiologjike, do të vlerësohet nëse masa do të zbutet.

“Kjo varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike nëse masa do të zbutet pas 31 majit,” tha Tiodorovic.

Nëse ata nuk posedojne testin negativ jo më të vjetër se 72 orë, të gjithë qytetarët pa përjashtim do të duhet të jenë në izolim në shtëpi për 14 ditë, sipas vendimit të miratuar nga Qeveria për hyrjen e qytetarëve serbë dhe shtetasve të huaj në Serbi.

Shtetasit e huaj mund të hyjnë në Republikën e Serbisë në dy kushte – nese posedojne nje test negativ për koronavirus i cili duhet te jete jo më të vjetër se 72 orë dhe një vërtetim i cili lëshohet nga një komision i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme.

Kjo çertifikatë mund të merret në ambasadën tonë ose konsullatën në vendin nga i cili vjen shtetasi i huaj.

Related Articles

Back to top button