Ja kur fillon aplikimi për ndihmën prej 100 euro nga shteti

Rreth 5.5 milion qytetare te Serbise kane te drejte ne ndihmen prej 100 eurove nga pako emergjente, tha keshtu ministria e finansave ne llogarine e saj ne Instagram.

Siç u tha, Ministria e Financave do te ua mundesoje te gjithe qytetareve te aplikojne per kete shume neper mes internetit ne menyre elektronike ose permes telefonit.

Numri i telefonit do te publikohet para dates 15 maj, kur dhe fillon me pune qendra e kontaktit per aplikime.

Aplikimet do te zgjasin deri me 5 qershor ndersa pagesa do te filloje nga data 1 qershor 2020.

Kur qytetari telefonon ose aplikon online nepermes internetit informacionet qe duhet dhene jane: Emri mbiemri, numri i leternjoftimit si dhe numrin personal, gjithashtu dhe emrin e bankes ne te cilen ka llogarine ose ne cilen banke do qe ti hapet llogaria e dedikuar, thuhet ne postimin ne Instagram.

Back to top button