Kafiteritë nga nesër fillojnë punën me rregullat e reja

Qeveria e republikës së serbisë ka sjell vendim mbi plotësimin e vendimit mbi masat e veçanta të ofrimit të shërbimeve në veprimtarinë e tregëtisë me pakicë, i cili përfshin shitjen e ushqimit dhe pijeve në objektet hotelerike dhe shitjen e ushqimit me bartje.

Nga 04. maji 2020. personat juridik dhe ndërrmarrësit, të cilët merren me veprimtari të tregëtisë me pakicë, duke përfshirë shitjen e ushqimit dhe pijeve, ofrimin e shërbimeve rrespektivisht shërbimin e shfrytëzuesve munden të kryejnë edhe drejtëpërsëdrejti në hapësirat e mbyllura në kopshte të hapura – me aplikimin e masave preventive.

Shtabi komunal për s.j. lajmëron të gjithë personat juridik dhe ndërrmarrësit, që janë të obliguar të aplikojnë të gjitha masat preventive për ndikimin të sigurisë dhe shëndetit të punësuarve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve, e veçanërishtë të atyre që kanë të bëjnë me pengimin e përhapjes së sëmundjes covid-19.

Kjo nënkupton organizimin e procesit të punës i cili siguron mbajtjen e distancës sociale, rrespektivisht mbajtjes reciproke të distancës në mes dy personave më së paku 2 m.

Është e obligueshme dezinfektimi i mobiljeve, aparateve, mjeteve dhe pajisjeve për punë pas ofrimit të shërbimit secilit shfrytëzuesn individual.

Gjithashtu, është i obligueshëm përdorimi mjeteve siguruese dmth. maskave dhe dorezave nga ana e të punësuarve.

Në rast të distancës së vogël nga dy metra në mes të shfrytëzuesve eshtë e obligueshme ofrimi i shërbimeve me aplikimin e barierave të qelqit, plastikës ose me bariera të ngjashme, me dezinfektimin e obligueshëm të hapësirave dhe dyshemeve, përdorimi i mjeteve mbrojtëse dmth. maskave dhe dorezave edhe ana e shfrytëzuesve të shërbimeve.

Shtabi komunal për s.j. apelon tek personat juridik. ndërmarrësit, si dhe shfrytëzuesit e shërbimeve që të sillen dhe të ndërmarrin të gjitha masat preventive në përputhshmëri me vendimin e sjellur dhe duke tërhequr vërejtjen që të gjitha masat ligjore me këtë vendim rreptësishtë do të kontrollohen nga ana e inspekcionit komunal.

Check Also
Close
Back to top button