Lajme

Kroacia hap kufijtë në përputhje me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore

Që nga dita e sotme, Kroacia ka hapur kufijtë për qytetarët e saj, si dhe për qytetarët e vendeve anëtare të BE-së.

Sipas këtij vendimi, kufijtë e Kroacisë janë të hapura që prej këtij mëngjesi dhe shtetasve kroatë u lejohet të vijnë nga ose të shkojnë jashtë vendit në përputhje me rekomandimet e përgjithshme dhe të veçanta të Institutit të Shëndetit Publik.

Gjithashtu ‘Shtabi i krizës’ sqaroi se qytetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe qytetarët e vendeve të treta me qëndrim afatgjatë, kanë të drejtë të hyjnë në Kroaci kur për një gjë të tillë ekzistojnë arsye për biznes ose interesa ekonomike, shkruajnë mediat kroate.

Related Articles

Back to top button