Kur dhe ku do të mundemi të udhëtojmë jashta Serbisë, mësojeni cili kufi do të hapet i pari?

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç tha se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet, por se njerëzit kanë pritshmëri joreale për atë se cka pas kësaj.

Njerëzit mund të presin jorealisht që gjithçka do të kthehet ashtu siç ishte. Gjendja e jashtëzakonshme do të shfuqizohet, tha Daçiç.

Gjysma e qytetarëve tanë janë kthyer me aeroplan, por ne e kemi ndaluar atë sepse nuk ka më kuptim. Ne nuk kemi më njerëz të bllokuar jashtë vendit, tani ata që kanë humbur punën e tyre janë raportuar. Ne kemi dërguar aeroplanët, ata po kthehen bosh. Kemi edhe nga ata që dëshirojnë të shkojnë në Maltë, ata po e shohin si një mundësi për udhëtim falas”.

Ai theksoi se Serbia nuk mund të zgjidhë raste individuale.

Ne të shndërrohemi në një agjenci turistike e humbasim sensin.

Për herë të parë do të hapet kufiri me Hungarinë.

Siç tha ai kufiri me Hungarinë do të hapet, ndërsa ende nuk dihet kur hapet për shtetet tjera.

Bashkimi europian nuk ka plan që të sjell një vendim të përbashkët, por çdo kush do të vendos vet, por ju nuk mund të lëvizni. Mundeni të dilni nga Serbia, por ku do të shkoni? tha Dacic.

Check Also
Close
Back to top button