Kur do të hapen kufijtë e Kosovës? Përgjigjen ministritë

Pas 1 qershorit, kur edhe fillon faza e tretë e lehtësimit të masave në Kosovë, pritet që të vendoset për hapjen ose jo të kufijve tokësorë dhe Aeroportit.
Nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se e gjithë kjo varet nga situata e krijuar gjatë kësaj kohe me pandeminë COVID-19.
Sipas Sami Ukës, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, izolimi prej 14 ditësh, për personat që do të hyjnë në Kosovë, do të mund të vazhdojë edhe pas hapjes së kufijve, varësisht nga situata dhe mundësitë e krijuara.
“Hapja e kufijve tokësorë dhe ANP-së është planifikuar tek pas fazës së tretë varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike. Kjo bashkë me karantinimin e mundshëm natyrisht do të bëhet bazuar në praktikat më të mira nga vendet që janë para nesh në këtë proces, situata epidemiologjike, si dhe mundësitë tona”, ka thënë Uka.