Mesihati i bashkesise Islame ne Serbi sjell vendimin ja si bëhet falja e namazit të bajramit këtë vit

Mesihati i bashkesise Islame ne Serbi me date 18 maj 2020 ka sjellur nje vendim rreth fales se namazit te Bajramit.

Duke pasur parasysh situaten aktuale dhe ekzistimit te arsyeshem te brengosjes per shendetin dhe jetet e njerezve si dhe angazhimit te Bashkesise islame qe me as te vetmmin veprim apo vendim te mos i rrezikojne ato, duke shyqrtuar menyren e organizimit per faljen e namazit te bajramit qe po afrohet, Mesihati i Bashkesise Islame ne Serbi sjell kete vendim:

1. Me synim te qendrimit sa me te shkurter te njerezve ne xhami, falja e namazit te sabahtu me xhemat ne diten e Bajramit, te dielen me 24 maj 2020 duhet te behet menjeher pas hyrjes se kohes se namazit (sabahu i hershem).

2. Me qellim te shmangies se qendrimit te gjate te njerezve ne xhami, ne kohen ne mes namazit te sabahut dhe namazit te bajramit te mos mbahen ligjerata e as programe festive.

3. Xhemati per faljen e namazit te bajramit duhet te vije ne xhami 10-15 minuta para hyrjes se kohes se faljes se namazit te bajramit, rrespektivisht ne ora 05.30 minuta te mengjesit.

Duke e lutur Allahun e Larte madherishem qe te gjithe muslimanet te sinqerte te ua pranoje ibadetet gjate ramazanit dhe te na lehtesoje ditet e bajramit qe po afrohet te gjitheve juve dhe familjeve tuaja JU QOFTE URIME FITER BAJRAMI.

Back to top button