Lajme

Në Maqedoni nga sot nisin denimet për mos mbajtje të maskave mbrojtëse

Qeveria e Maqedonisë Veriore u ka kujtuar qytetarëve që nga sot nëse nuk ke maskë mbrojtëse dënohesh me gjobë 20 euro.

Sipas deklaratës, kompanitë që nuk arrijnë të ua sigurojnë puntorëve dhe vizitorët të veshin maska, gjobiten me 2,000 €.

Në Maqedoni është e detyrueshme të vishni maska në dyqane, banka, zyra postare, institucione shtetërore dhe shëndetësore, transport publik dhe jashtë, që nga 23 prilli, nëse nuk ka mundësi të ruani një distancë prej dy metrash.

Siç theksohet, ndalimi i grupimit të më shumë se dy personave në vende publike është në fuqi përveç nëse bëhet fjalë për një prind me fëmijë nën moshën 14 vjeç në “orët jashtë orarit”.

Ora policore në Maqedonin veriore fillon sot dhe për ditët e vikendit fillon nga ora 14:00 dhe zgjate deri në ditën tjetër në ora 05:00 të mëngjesit.

Related Articles

Back to top button