Lajme

Nga nesër pa orë policore, por cilat janë masat që do të mbesin?

Gjendja e jashtëzakonshme në Serbi sipas paralajmërimeve do të largohet sot, që praktikisht do të nënkuptonte që një ditë më vonë, nesër, Serbia deri diku të i kthehet jetës normale.

Por edhe më tej do të mbetet në fuqi rekomandimi për distancë sociale dhe shmangien e kontakteve, ndërsa paisjet mbrojtëse do të jenë të obligueshme në transportin publik.

Epidemiologu Predrag Kon ka shpjeguar se si do të duhet të vazhdohej pas largimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Edhe më tej do të i shmangemi kontaktit, mbajtjen e distancës, ndalimi i grumbullimeve publike, punën në shkolla, kinema dhe teatër. Tani për tani situata është e till. Do të përcjellim çdo ndryshim dhe do të reagojm me kohë” ka thënë Kon.

Largimi i gjendjes së jashtëzakonshme do ta ndryshoj situatën edhe te qytetarët e moshës mbi 65 vjeç të cilët do të kenë mundësi të dalin kur të dojn por me masa paraprake.

Siç ka shpjeguar dr Darija Kishiq Tepavçeviq, anëtare e shtabit të krizës në luftën kundër corona virusit, ekspertët akoma rekomandojn që të moshuarit të kenë kujdes, të lëvizin më pak dhe të mbajn distancën.

“Disa po harrojn se me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, paralelisht ishte shpallur pandemia me rëndësi të madhe të shëndetit publik. Veç shpallja e pandemisë, e cila nuk ndodh shpesh në histori, do të thot se ekziston mundësia që të vendosen masa të caktuara për katorinë e njerëzve të cilët janë në rrezik të madh. Kjo do të thot se praktikisht mund të mbahen të gjitha masat, varësisht nga situata pandemike. Por nuk do të ndalesa, do të jenë vetëm rekomandimet e ekspertëve, me arsyje të sakta se përse do të mbesin”, ka shpjeguar dr Kisiq Tepavçeviq

Ajo çka është e rëndësishme dhe që të gjithë ekspertët në Serbi vlersojnë se vazhdimi i jetës të zhvillohet nën masat mbrojtëse të cilat do të na mbrojn nga corona virusi.

Çerdhet do të fillojn punën më 11 maj.

Çerdhet, me fillimin e punës duhet të ndjekin 35 masat e përcaktuara, ndërsa në momentin e dërgimit të fëmijës, në qoft se nuk kanë të vendosur maskën atëherë do të kthehen në shtëpi së bashku me fëmijën. Përveç distancës sociale dhe mbajtjes së paisjeve mbrojtëse, njëra nga masat bazë është që çdo fëmijë duhet ta kenë vërtetimin e pediatrit se janë të shëndoshë. Sipas Ministrit të arsimit do të formohen grupet e vogla në të cilat nuk do të ketë më shumë se 5-6 fëmijë, ndërsa grupet më të moshuar do të mbajn maska.

GENERATE QR CODES FOR FREE

Related Articles

Back to top button