Obsh poston posterin dhe arsyeton se pse nuk duhet vizituar objektet fetare

Grumbullimet në objektet e kultit, posteri origjinal dhe arsyeja e rekomandimit të OBSh
Duke çmuar si një masë shumë të rëndësishme dhe botërisht të ndjeshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përgatitur një informacion ndërgjegjësues në lidhje me rekomandimet për ndalimin e grumbullimeve për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Posteri ndërgjegjësues i OBSH (shih origjinalin) i cili përfshin edhe rekomandimin për ndalimin e grumbullimeve në objektet e kultit.
Posteri ndërgjegjësues tregon rëndësinë e distancimit social (me përkufizim i quajtur gjithashtu edhe “distancim fizik”), me qëllimin e vetëm, mbrojtjen e shëndetit të besimtarë e në objektet e kultit.