Lajme
Pusi i hapur në stadiumin e Preshevës, paraqet rrezik për fëmijet (Foto)

Mungesa e kapakut të një pusete në stadiumin e qytetit në Preshevë, po shqetëson banorët, një mungesë e cila rrezikon çdo fëmijë.
Madje, sipas informacioneve puseta pa kapak është e thellë.
Ky problem është identifikuar nga një vizitor i Presheva.AL i cili ka dërguar edhe fotot dhe i cili kërkon nga organet përgjegjëse të marrin masa pasi kjo paraqet rrezik për fëmijët që kalojnë kohën aty duke luajtur.
Në pamjet e siguruara shihet se puseta ka një kapak të paqëndrueshëm e që mund të hiqet lehtë.