Serbi: Dasmat mund të mbahen pas 15 qershorit
Në dasma, fejesa, ditëlindje dhe në restorane do të festojm me shoqëri dhe familjar pas 15 Qershorit. Kështu ka deklaruar anëtari i shtabit të krizave kundër coronavirusit dr Branimir Nestoroviq.
Ai ka shpjeguar se festimet do të lejohen pasi të largohet ora policore, ndërsa strategjia është që edhe kjo masë të zbutet gradualisht.
Në dy javët e para pas largimit të orës policore, numri i misafirëve në hapsira të mbyllura do të ishte deri në 20 persona. Pas kësaj rritja do të bëhet në 50, e në fund pas 15 Qershorit në 100 persona.
Dr Nestoroviq ka shpjeguar se këto masa janë të mjaftueshme pasi po shihet qart se epidemia e coronavirusit është afër fundit.
“Virusi e ka humb fuqinë, temperaturat e larta dhe rrezatimi UV po vrasin infektivitetin e tij dhe tani duhet sasi e lart e virusit që personat të infektohen. Për këtë arsyje nuk do të ketë nevoj që njerzit nëpër kafiteri dhe restorane nuk do të kenë nevoj të mbajn maska, pasi që në hyrje të tyre do të dezinfektohen, por do të ulen edhe në distancë të mjaftushme. Distanca në dy metra do të nevoitet vetëm nëse një person teshtin ose kollitet, por shpresojm që personat të cilët janë të sëmurë nuk do të shkojn për të pirë kafe ose në restoran”, ka vlersuar Nestoroviq.