Shid: Ushtria intervenon, arreston 18 refugjatë

Nenkryetari i komunes se Shidit thote se situata ne kete komune tani eshte stabile nga momenti kur eshte stacionuar ushtria ne qendrat pritese te refugjateve.
Nënkryetari i komunës së Shidit, Zoran Stamenkoviç, deklaroi se gjatë natës janë sjellë 18 persona, d.m.th., ata janë kthyer në qendrat e pritjes.
“Është shumë më sigurt në krahasim me ditët e mëparshme. Forcat e Armatosura parandalojnë çdo përpjekje për të rrezikuar sigurinë dhe pronën në territorin e komunës së Shidit”, tha ai për RTS.
Ai sqaron se vendbanimet më të rrezikuara janë Principovac, Volovin, Sot dhe Batrovci, sepse në ato vende, migrantët nuk kanë ndërmend të kthehen në kampin qe kanë ikur.
“Ata pastaj qëndrojnë në vikendica, në fusha, nëper pyje, etj., Me qëllimin që të arrijnë të kalojnë në Kroaci,” theksoi Semenović.