Lajme

Shmt ‘Presheva’ – mjekësi, dritare e arsimit në pandemi

Mësimi në distancë në Shmt ‘Presheva’ në profilin e mjekësisë kishte filluar në muajt e fundit të vitit 2019, si një metodë e re e mësimdhënies dhe mësimnxënies që realizohej përmes platformës ‘Google Classroom’, si metodë moderne e komunikimit me qëllim të mësuarit e nxënësve edhe jashtë shkollës.

Mësimi në distancë, prej 15 marsit e deri me 01 qershor 2020, ishte kohë e vështirë për shkak së pandemisë Kovid 19. Ministria e Arsimit në Serbi dha instruksionet nëpër shkolla që mësimi gjatë kësaj kohe të mbahet përmes platformave online që të shpjegohen temat mësimore të mbetura sipas planprogramit.

Duke marr parasysh se këtë kohë pandemie nuk kishte video inxhizime në gjuhën shqipe të organizuara nga institucionet arsimore qoftë nga Ministria e Arsimit në Serbi në platformën e saj të e-mësimit, për profilin e mjekësisë në portalin (https://mojaskola.rtsplaneta.rs/list/544/zdravstvo-i-socijalna-zastita) dhe po ashtu nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, e-mësimi në Kosovë dhe Shqipëri.

Ishte e nevojshme dhe domosdoshme që barra të bie në formë individuale te profesorët që janë arsimtar të përkushtuar e të palodhur me kompetenca të spikatura në mësimdhënie, me një përvojë shumëvjeçare në arsim, e të cilët kanë aftësi për të përballuar me sukses mësimdhënien në distancë të organizonin që nxënësit e mjekësisë të kenë qasje dhe të jenë të barabartë me nxënësit që jetojnë në të njëjtin vend.
Me 17 mars deri me 30 maj 2020, kur përfundoj procesi edukativo arsimor, shmt ‘Presheva’ profili i mjekësisë, nga mësimdhënësi i lëndëve mjekësore dr.Nazmi Z. Mehmeti përgatiti dhe ofroj për profilin e mjekësisë në formë publike dhe të hapur 79 tema mjekësore dhe 8 orë kujdestarie në formë të videove profesionale të mësimit në distancë asinkron në ‘youtube’ dhe grupet punuese në ‘facebook’. Temat e vitit të parë, tretë dhe të katërt, në tetë lëndë të ndryshme mjekësore mund të gjenden në dy platformat e lartë cekura, e që ishin të ndjekura sipas një përllogaritje nga vet arsimtari i lëndëve përveç nxënësve të mjekësisë edhe nga një numër i madh i nxënësve tjerë të mjekësisë jashtë territorit të Preshevës, përkatësisht u shikuan nga rreth 23 000 shikues dhe në total 1269 minuta material të përgatitur. Kjo qasje ishte e vështirë meqë mori 1/3 e kohës së përditshme gjatë gjithë kohës së pandemisë, duke marr parasysh që gjithçka duhej bërë vet, si nga përgatitja teknike audio vizuale dhe profesionale të temave mjekësore e deri te inxhizimi i tyre. Gjithçka ia vlejti meqë u përshëndet dhe pati sukses tek nxënësit dhe prindërit e tyre, duke u bazuar në kontaktet e vazhdueshme me ta.

Përveç tjerave, detyrave të shtëpisë, përgatitja e seminareve, video kontaktet me nxënës dhe forma tjera të pyeturit në procesin e vlerësimit me nxënësit ishin pjesë e përditshmërisë në platformat online që të aktivizoheshin të nxënësit në përforcimin dhe përsëritjen e lëndës mësimore.

Kontakti i vazhdueshëm dhe javor me prindërit, kujdestarët dhe drejtorinë e shkollës e bënte të kompletuar mësimin në distancë duke plotësuar trekëndëshin Shkollë – Nxënës – Prind.

Për të plotësuar dhe mbaruar mësimi në distancë, duhet që të ketë hulumtim dhe analizë kritike konstruktive të punës që të ardhmen të përmisohet cilësia e arsimit në distancë.

Related Articles

Back to top button