Si dhe kur shtetasit e serbisë mund të kalojnë kufirin në vendet fqinje

Per hyrje ne Serbi nga sot as per shtetasit e Serbise e as per shtetasit tjere nuk eshte i detyrueshem te kene testin negativ per koronavirus por as leje te posacme.

Per te hyre ne Kroaci qofte per turizem ose biznes ju kerkohet nje test negativ per korona virusin jo me i vjeter se 72 ore. Ashtu si per biznes ose turizem kerkohet nje vertetim per qendrimin ne kete vend, per biznes kerkohet arsyeja dhe puna ndersa per turizem kerkohet vendi ku do te akomodoheni. Karantina 14 ditore nuk eshte e detyrueshme per shtetasit e huaj. Edhe pse qeveria ka njoftuar se do te lehtesoje masat ende nuk ka informacion te sakt per hapjen e plote te kufijve.

Qytetarët e Serbisë mund të shkojnë në Hungari për punë ose nëse kanë tokë në territorin e këtij vendi. Për këto raste, ekziston mundësia e që kufiri të kalohet pa kufizime. Edhe me Hungarin nuk ka te dhena te sakta se kur do te hapet plotesisht kufiri.

Rumania dhe Bullgaria do te hapin kufijte e tyre per shtetasit nga serbia duke filluar nga 1 qershori, dhe nga kjo date nuk do te kete nevoje as per testin negativ nga korona virusi e as per izolim. Keshtu eshte vendosur ne nje video-takim i cili u mbajt nga Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania. Sic raportohet Greqia do te hap kufijt e saj per turstet qe vijne nga serbia nga data 15 qershor.

Ne Bosnje dhe Hercegovine eshte larguar vete izolimi per shtetasit qe futen ne kete shtet, por hyrja e shtetasve te huaj eshte e mundur vetem ne rast te ndonje aktiviteti per biznes ose ne rast te ndonje vdekje ku familjaret duhet te marrin pjese ne funeral. Ne keto dy raste eshte i nevojshem testi negativ per korona virus i cili duhet te jete jo me i vjeter se 48 ore, gjithashtu dhe te kontaktohet institucioni shendetesor ne komunen ku ata shkojne. Hapja e kufijve per shtetasit e huaj ne Bosnje eshte paralajmeruar nga 1 qershori.

Kufijte me Malin e zi edhe me tej jane te mbyllur, shtetasit nga serbia priten qe te fillojne hyrjen nga qershori. Sipas disa informacioneve nga Aleksandar Senqic testi negativ per korona virus nuk do te jete i nevojshem por ne kufi do te matet temperatura.

Komisioni për sëmundje infektive ne Maqedoninë Veriore vlerësoi se situata epidemiologjike e shkaktuar nga korona virusi është duke u qetësuar dhe se është nën kontroll, kështu që u njoftua që ora policore do te shfuqizohet gradualisht dhe kufijtë do të hapen më 1 ose 10 qershor, kjo varet nga liria e levizjes ne vendet tjera. Maqedonia Veriore është i vetmi shtet në rajon që ka në fuqi karantinën shtetërore, për të cilën dërgohen të gjithë qytetarët që kalojnë kufirin.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se kufijte ne Shqiperi do te hapen deri ne fund te muajit maj.

Back to top button