Të shtunën, në prani të një numri të madh të qytetarëve iu dha lamtumira e fundit Besnik Osmani

Të shtunën, në prani të një numri të madh të qytetarëve iu dha lamtumira e fundit kolegut të ndjerë Besnik Osmani.
Në letrën lamtumirës u tha se lamtumira e sotme do të jetë sipërfaqësore,sepse ti do të jesh mes nesh për mes veprave dhe gjurmëve që ke lënë.
‘’Ishe një personalitet me karakter të fortë , djalë i vendosur e dinjitoz.24 Marsi ishte rrugëtimi yt për në vendlindje , por që kjo rrugë do të ndante përgjithmonë nga më të dashurit .Mbi 40 ditë, shpresat tona ishin se ti do të vie dhe shumë shpejt do ti rikthehesh familjes, miqve e dashamirëve, por asnjëherë përgjatë kësaj kohe nuk menduam e as besuam se ti më nuk do të ktheheshe në mesin tonë.
Lajmi i kobshëm dhe trishtueshëm i mëngjesit të 4 Majit , na ka shokuar të gjithëve, pasi ne humbën kolegun dhe mikun tonë të dashur.
Si djalë e si prind ishe i dashur për të gjithë, por edhe si bashkëfshatarë , intelektual e atdhetarë’’, u tha në letrën lamtumirës.
Besniku tashmë ka lënë gjurmë të pashlyera në bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi “, për gati 9 vite, ku ka qenë punëtorë i zellshëm, profesional dhe i përpiktë në detyrat e tij.
Kolegët mes dhimbjes e kujtuan kontributin e çmuar të Besnikut, duke e përkujtuar si një personalitet me tipare të veçanta., pasi ishte një shok e mik i dashur , modest e bashkëpunëtorë me të gjithë.
Besniku Fakultetin ekonomik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës drejtimi Ekonomi.
Ndërkaq kur atdheu ishte në rrezik ai iu bashkëngjitë radhëve të UÇPMB-së.
Besnik Osmani ishe i lindur më datë 12.05.1978, ndërsa u nda nga jeta në moshën 42 vjeçare.
Pas vete ka lënë bashkëshorten dhe 4 vajza.
Ndërkaq në emër të familjes Osmani falënderojmë të gjithë ata të cilët ndan dhimbjen me ne, por edhe përkushtimin që në kërkimin disa ditorë të shumë qytetarëve të komunës së Preshevës , por edhe policinë e Kosovës dhe FSK që arritën të gjejnë trupin e pajetë .
I përjetshëm qoftë kujtimi yt, ALLAHU të shpërbleftë me XHENNET