Lajme

Vranjë: Për një ditë lindin 10 foshnje, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme kanë lindur 180

Ne maternitetin e Vranjes vetem ne 24 oret e fundit kane lindur 10 foshnje, qe eshte nje numer jashtezakonisht i madh i te sapolinurve.

Nga 10 foshnje të porsalindura në Vranjë, shtatë janë vajza dhe tre janë djem.

Sipas të dhënave të Zyrës për informacion, Teknologji dhe administrim elektronik të Qeverisë së Republikës së Serbisë, nga 16 marsi deri në shfuqizimin e gjendjes së jashtëzakonshme, jane regjistruar gjithsej 180 lindje në Qendrën Shëndetësore në Vranje.

Siç kemi mësuar nga ZC Vranje, në këtë numër bëjnë pjesë edhe foshnjat e lindura disa ditë para prezantimit të gjendjes së jashtëzakonshme, kështu që numri i saktë është 168.

Related Articles

Back to top button