Vulin: Nëse ëndrrat e Thaçit janë të bashkojë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën – atë e pret një zgjim i rëndë nga gjumi

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka komentuar për “Novosti” për deklaratën e presidentit të Kosovës, i cili tha se ëndrra e tij ishte që komunat – Preshevë, Bujanoci dhe Medvedja të bashkohen me Kosovën.
“Një kriminel i padënuar i luftës gjithmonë ëndërron të përsërisë krimet e tij. Nëse këto janë ëndrrat e tij, atë e pret një zgjim i rëndë nga gjumi.”