ZBRITJE PËR TË GJITHË QYTETARËT – Ja data e saktë deri kur do të duhej të paguar për energjinë elektrike, për të përfituar lehtësira
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të JP EPS Milorad Grciq tha sot se të gjithë qytetarët e Serbisë do të kenë mundësinë që të paguajnë faturat e energjisë elektrike për muajt Mars, Prill dhe Maj me zbritje prej 5% dhe pa kamatë, nëse ata i bëjnë pagesa deri më 30 qershor.
“Në fillim premtuam që pensionistët nuk do të paguanin kamatë dhe se do të kishin një zbritje prej 5%, të cilën do ta përfitonin, nëse e paguanin faturën deri më datë 28 të të njëjtit muaj.
Vendimi ynë përfundimtar në EPS është që qytetarët, jo vetëm pensionistët, të jenë në gjendje të paguajnë tre faturat për muajt Mars, Prill, Maj me 5% zbritje dhe pa tarifa të kamatës.
E gjithë kjo vlen nëse e bëni pagesën tuaj, më së voni deri më 30 qershor.
Ky është një tregues se sa mendon shteti për qytetarët e Serbisë”, ka thënë Grciq.