Lajme

Bartja e maskave mbrojtëse në Komunë të Preshevës, obligative për të gjithë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës!

Për shkak të rikthimit të pandemisë COVID-19 në qytetet përreth, si dhe për shkak të hapjes së kufijve për qarkullim masiv të qytetarëve, poashtu në bazë të rregullave të përcaktuara nga instancat e larta shtetërore, ju njoftojmë që tani e tutje, hyrja në objektin e Administratës komunale bëhet me masa adekuate mbrojtëse, pra vendosja e maskave dhe dorezave është e obligueshme.

Gjithashtu, gjatë hyrje – daljeve, apo gjatë frekuentimit të zyrave të Administratës komunale, të ruhet distanca sociale sipas rregullave të parapara.

Këto masa merren me qëllim të parandalimit të përhapjes së mundshme të pandemisë në Komunën tonë, andaj ju ftojmë që t’i respektoni.

Bashkë do t’ia dalim.

#KujdesPO
#PanikJO

Related Articles

Back to top button