Lajme

Bota pushtohet nga korona virusi mbi 10 milionë të infektuar

Mbi 10 milionë persona me COVID-19 në botë

Rastet globale të koronavirusit kanë tejkaluar shifrën 10 milionë, të dielën, sipas një raporti të Reuters.

Kjo shënon një moment historik në përhapjen e sëmundjes së frymëmarrjes, e cila deri më tani u ka marrë jetën pothuajse gjysmë milioni njerëzve, në shtatë muaj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo shifër është afërsisht dyfishi i numrit të sëmundjeve të rënda të gripit që regjistrohen çdo vit, shkruan “Reuters”.

Ky moment historik vjen kur, shumë vende të goditura më fuqishëm, po bëjnë lehtësimin e masave.

Poashtu, disa vende po përjetojnë një rikthim të infeksioneve.

Autoritetet udhëheqëse thonë se janë gati për të rikthyer pjesërisht bllokimet, në ato vende që ekspertët parashohin se mund të ketë një valë të dytë të infeksioneve gjatë muajve të ardhshëm dhe poashtu edhe në vitin 2021.

Amerika e Veriut, Amerika Latine dhe Evropa, përbëjnë secila rreth 25% të rasteve të infektimeve në botë, ndërsa Azia dhe Lindja e Mesme kanë përkatësisht rreth 11% dhe 9%.

Nga COVID-19, deri më sot, ka pasur më shumë se 497,000 vdekje, afërsisht numër i ngjashëm me atë të vdekjeve nga gripi i zakonshëm të raportuara çdo vit.

Rastet e para të koronavirusit të ri u konfirmuan në 10 janar, në Wuhan të Kinës, përpara se infeksionet dhe vdekjet të shtoheshin në Evropë, pastaj në Shtetet e Bashkuara, dhe më vonë në Rusi.

Related Articles

Back to top button