Dr Kon: Rikthimin e virusit mund ta presim gjatë vjeshtës, vatra të reja të infektuara mund të kemi gjatë verës
Epidemiologu sqaron se bota do të jetojë me viruset korona dhe sars 2 edhe ne te ardhmen.
Epidemiologu Predrag Kon deklaroi se kundërshton listen e publikuar nga revista Forbes per shtet në luftën kundër korona virusit ku bëhet fjalë për epidemi në të cilën Serbia është në vendin e 54-të.
“Zvicra aktualisht ka 1.660 vdekje të regjistruara nga 8.5 milion banorë. Është i pari në listën e vendeve të sigurta për sa i përket infeksionit me Covid 19. Unë besoj se bazuar në 130 kriteret e përmendura, ata janë vendi më i sigurt në botë përsa i përket mbrojtjes ndaj këtij infeksioni, dhe nuk e vë në dyshim fare” tha Kon.
“Aktualisht ne Serbi kemi 249 vdekje nga 7.5 milion banorë. Deri më tani, kemi pasur sukses në atë që kemi vendosur si qëllim, që nuk do të thotë se do të mbetemi kështu edhe ne te ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shikojmë të gjitha kriteret dhe të shohim se ku jemi vërtet më të dobët” deklaroi Kon.
Ai më pas tha se eshte kundër konkurrencës mes shteteve në luftën me korona virusin, por ai gjithashtu ra dakord që lista e publikuar nga Forbes është e dobishme.
“Në parim, unë jam kundër konkurrencës mes shteteve në luftën kundër korona virusit dhe u uroj të gjitha shteteve suksese. Sidoqoftë, çështja e sigurisë është e rëndësishme dhe listat e tilla janë të dobishme. Ne po jemi në monitorim të epidemisë në shtetin tonë, ashtu edhe të pandemisë botërore” tha Kon.
Ai shtoi se nuk është i kënaqur me situatat e reja që po shtohen dhe vatrat e reja me infektim.
“Sidoqoftë, ne në thelb presim që vera të na mbrojë nga virusi, dhe duhet të presim se është imunitet kolektiv. Por, sigurisht që duhet të presim për rezultatet e testimit të vazhdueshëm të imunitetit të popullatës” thotë Kon.
Epidemiologu shton gjendja e virusit tregon se bota do të jetojë me koronen dhe sars 2 edhe në të ardhmen.
“Duhet të kuptohet se respektimi i masave është i rëndësishëm edhe veçanërisht gjatë verës është shumë i rëndësishme që të kthehehemi në jetën e rregullt sa më shpejt, sepse pa këtë sistemi shëndetësor nuk mund të mbijetojë për arsye materiale dhe financiare” tha Kon.
Kthimi i virusit, siç deklaroi ai, ka shumë gjasta të kthehet me ardhjen e vjeshtës, dhe vatra të reja të infektuara mund të kemi edhe gjatë verës.