Lajme

Edhe tre raste pozitive me koronë në Bujanoc

Edhe tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në komunën e Bujanocit ndersa pritet rezultati i testit edhe për një person tjetër, shkruan portali Bujanovaçke, duke iu referuar burimeve në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Drejtoresha e Shtepise se shendetit ne Bujanoc, Lela Jovanoviq tha se këta jane pacientë që u testuan javën e kaluar ndersa rezultatet dhe konfirmimin se ata jane pozitiv me korone ka arritur të hënën.

“Përveç ketyre tre rasteve, nga Bujanoci kemi edhe katër raste qe jane duke u trajtuar në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në spitalin e Vranjës” tha Jovanoviq.

Mosha dhe si jane infektuar kete pacient te rinj do te behet e ditur me vone.

Me keto tre rastet te fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 në komunën e Bujanocit arriti në 28.

Deri me 6 maj, kur dhe eshte larguar gjendja e jashtezakonshme ne Bujanoc kane qene te infektuar vetem 7 raste, ndersa per 3 jave nga 7 qershori jane konfirmuar edhe 4 antare te nje familje ne Rakovc te cilet kane infektuar edhe 8 persona tjere.

Related Articles

Back to top button