Ja masat e reja që ka vendosur shtabi i krizave në Serbi

Deri tani masat e reja janë vendosur vetem në Novi Pazar dhe Kragujevac. Shtabi i Krizave urdhëroi mbylljen e të gjitha parqeve argëtuese për fëmijë në Novi Pazar, shkurtimin e orarit të punës deri në orën 19 të të gjitha dyqaneve dhe tregjeve të tregtisë, salloneve të parukerisë, furrat e bukës, dyqanet e kasapëve dhe objekteve të tjera të shërbimit dhe artizanatit. Gjatë funksionimit të këtij orari (07-19) maskat dhe dorezat janë të detyrueshme, si për stafin ashtu edhe për klientët ne keto dy qytete.
Gjithashtu, puna e kopshteve publike dhe private, lojrat e fëmijëve dhe klubet e pensionisteve është e ndaluar.
Masat që hyjn në fuqi janë:
– Bartja e detyrueshme e maskave në transportin publik
– Bartja e maskës në ambiente të mbyllura
– Ndalimi i vizitës në spitale
– Vizita në shtëpin e pleqve deri në 15 minuta
– Kufizimin e numrit të njerëzve në ambiente te mbyllura (tre metra katrorë për person)