Kështu e priti PDSH Tiranën zyrtare (Foto)
Ushtruesi i detyrës së Ministrit për Evropë dhe punë të jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, njeriu që arriti t’i bashkojë partitë shqiptare për zgjedhjet republikane në Serbi, do të vizitojë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.
Cakaj sot po qëndron në Preshevë ku u takua me përfaqësuesit e listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.
Në Preshevë, Ministri Cakaj pati takim me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi, me ç’rast do të vizitojë Gjimnazin, „Skenderbeu“, parkun industrial por do të takojë dhe do të bisedojë edhe me qytetarë.
Pas Preshevës, Ministri do të vazhdojë vizitën edhe në Bujanoc dhe Medvegjë, me ç’rast do të pritet nga të gjitha partit përfaqësues të popullatës së kësaj ane përveç PDSH-së.
Në hyrje të qytetit të Preshevës, kjo parti ka vendosur pano me mbishkrime kundërshtuese të vizitës së ministrit në Luginë.
Më poshtë e gjeni mesazhin dhe disa foto të nënkryetarit të PDSH-së.
Ministër Gent Cakaj,
Beogradi nuk është zgjidhja, por problemi!
Rruga jonë është Prishtina dhe Tirana!
Lugina do zgjidhje, jo zgjedhje!