Lajme
Komuna e Preshevës: Hyrja në Kosovë vetëm tek Dheu i Bardhë, i obliguar vetizolimi 7 ditorë

Njoftohen qytetarët e luginës së Preshevës se pas komunikimit zyrtar nga kabineti kryetarit komunës së Preshevës me ministrinë e punëve të brendshme të Republikës së Kosovës se hyrja në Kosovë bëhet nga pika kufitare tek Dheu i Bardhë, dhe në izolim 7 ditorë do të dërgohen personat që nuk kanë testin e Corona virusit që është negativ dhe që është jo më i vjetër se 72 orë.
Studentët të cilët kanë provime apo paraqitje të provimeve apo ndonjë punë akademike, u lejohet hyrja edhe pa testin negativ nëse gjatë ditës do të kthehet mbrapsht.
Studentën që studijojnë në Republikën e Shqipërisë u lejohet tranziti prej Dheut të Bardhë deri në Morinë.