Lajme

Kon: Situata po përkeqësohet, në Beograd është kërcënuese, masat të kthehen sa më shpejt

Epidemiologu Predrag Kon thotë se situata me koronavirusin po përkeqësohet dhe se në Beograd është kërcënuese.

“Gjithnjë e më shumë njerëz janë duke u testuar. Ka pacientë të infektuar në konviktet e studentëve dhe sipas të dhënave të fundit janë 91 student pozitiv dhe ndoshta do të ndryshojë ky numër” tha Kon anëtar i Shtabit të Krizave.

Ai deklaroi se një numër i madh i njerëzve rreth 57% nuk e dinë se ku janë infektuar.

“Nuk ka indikacione se situata do të përmirësohet shpejtë,” tha Kon, duke shtuar tani është koha ku mund të pritet infektimi pasi do të mbahen provimet pranuese, mbrëmja e maturës si dhe dasmat.

Ai gjithashtu përmendi klubet e natës si një vend që transmeton shpejt virusin dhe se po parashihet ndërprerja e punës së klubeve të natës.

“Është më mirë për ne që të mirren masat sa më shpejt që të jetë e mundur sesa të presim që situata të përkeqësohet,” tha Kon.

Related Articles

Back to top button