Lajme

Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

Pak ditë qëndrove në Preshevë në Liri,
bishat e egra sodomiste të vuan në robëri!
Të mënjanuan të mbrojtur nga
Vetmia e terri, bishat e Karpateve për ca ditë i zuri frika dhe tmerri.
Nga Presheva të larguan nga vendi yt i meritur.
Në Sërbinë sodomiste të dërguan ku të azgjësuan!
E vandi yt në Preshevë ka mbetur i mjerë dhe i shkretë.
Për kujtimin e hidhur 28, lule aty kanë mbetë, e ne luginasit do u kujtojmë për mot e jetë.
Lulëkuqet e vendit tim të ngelur akoma në robëri.
Nën prangat dhe vargonjët e Sodomës, Sërbi.

P.s.
Këto pamje fotografishë tregojnë lapidarin të cilin Serbia e kishte mënjanuar. Njëra nga fotot është ajo e mbuluar kur xhandarmëria serbe e kishte hjekur dhe ngarkuar në kamion. Kurse fotot tjera janë pas largimit të lapidarit ku në të njëjtin vend janë vendosur 28, vazo me lule. Në shenjë kujtimi për 28 ushtarët e rënë të UÇPMB–së, për lirinë e Kosovës Lindore. Ndërsa fotoja e fundit është i një luginas të moshuar, Ramiz Zeneli, nga Lerani i Preshevës që ç’do ditë vjenë me bicikleten e tij, për ta pastruar dhe mirëmbajtjen e vendit të lapidarit me vazot e luleve. Këto foto mi dërgoi një ish-luftëtar i UÇPMB-së, Musa Latifi i Kishajve të Rahovicës.

Këtë poezi e nxorra nga përbledhja ime në dorëshkrim: “NGULÇIM ZEMRE”.

Shkruar nga Reshat Avdiu

Related Articles

Back to top button