Lajme

Masa të rrepta për të hyrë në Kosovë

Me vendimin e qeverisë së Kosovës nga e hëna, nuk ka kufizime për hyrje në kosovë, nuk ka as vetizolim të detyrueshëm, por do të ketë kontrollime mjekësore në vendkalime, ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se situata aktuale me koronavirusin në brenda parashikimeve për shkak të lehtësimit gradual të masave.

Pas shfaqjes së disa vatrave të reja të infeksionit ditëve të fundit, mbrëmë ministry zemaj i ftoi qytetarët për kujdes të shtuar gjatë aktiviteteve të lejuara, në mënyrë që të mos rritet numri i pacientëve, sepse virusi është akoma aktiv.

„Së bashku me ekspertët e Institutit kombëtar të shëndetit publik dhe Inspeksionin sanitar dhe Shëndetësor, ne shqyrtuam gjendjen aktuale dhe ajo rezultoin të jetë në kornizat e normales „, tha ministri dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm.

Ai paralajmëroi që duhet të mbahet distanca e dhe të higjena personale.

„Ky është një mesazh dhe një lutje. Nga e hëna, ne do të rrisim intensitetin e kontrolleve në mënyrë që të mos lejojmë që situata të përkeqësohet“, tha Zemaj para fillimit të masave të reja dhe hapjes së vendkalimit.

„Ministria e shëndetësisë ka vendosur që nga sot qytetarët të lëvizin lirshëm. Ky është interesi ynë. Lehtësoni ardhjen e bashkatdhetarëve dhe ruajeni shëndetin. Ndihmoni bizneset dhe familjet të kalojnë së bashku këtë situatë. Paniku dëmton zhvillimin e Kosovës,“ tha Zemaj.

Drejtori i Institutit kombëtar të shëndetit publik Naser Ramadani, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, bënë thirrje për kujdes duke njoftuar se do të ketë kontroll shtesë sa i përket zbatimit të masave të planifikuara, duke theksuar nevojën për të mbajtur maska mbrojtëse, respektimin e distancës dhe ruajtjen e higjenës personale.

Related Articles

Back to top button