Lajme

Nesër pritet hapja e pikës kufitare në Muçibabë

Qeveria e Kosovës ka votuar që më 22 qershor të hapen edhe pikat kufitare në Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë.

Gjatë prezantimit, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar që ky vendim të hyjë në fuqi menjëherë dhe i cili do të fillojë të zbatohet më 22 qershor, kjo për shkak të fluksit të qytetarëve.

“Kërkesa e MSH-së konsiston të plotësohet të ndryshohet pika e pestë e qeverisë në të cilën ne paraprakisht kishim përcaktuar pikat kufitare që u hapën më parë dhe është parë e domosdoshme që për shkak të fluksit të madh i qytetarëve që të hapen edhe pikat e tjera, Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë. MSH-ja parasheh që gradualisht të hapen edhe pikate tjera kufitare. Ajo çka kisha dashur që ju kisha lutur që të jetë e përcaktuar që ky vendim të hyjë në fuqi më 22 qershor të këtij viti”, thaZemaj

Ai po ashtu theksoi se gjatë ditës së sotme do të publikohet edhe manuale për mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit, manual ky i cili sipas Zemajt do të zbatohet në përpikëri nga të gjitha institucionet, qofshin shtetërore apo ato private.

Kujtojmë se deri më tani kufijtë tokësorë që kanë qenë të hapur janë: Dheu i Bardhë, Vërmicë, Merdare dhe Jarinjë.

Related Articles

Back to top button