Lajme

Nxënësit në Preshevë tani e tutje do të mund të mësojn me tekste shkollore në gjuhën shqipe

Shqipëria bën edhe një punë të mirë për Luginën, nxënësit do të mësojnë me libra shqip

Nxënësit në Preshevë tani e tutje do të mund të mësojn me tekste shkollore në gjuhën shqipe.

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka thënë se shqiptarëve në Serbi do t’u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria.

“Kemi filluar gjithashtu edhe financimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore, sepse besojmë fuqishëm që femijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim”, ka thënë Shahini.

Tutje ajo ka thënë se komuniteti shqiptar në Luginë të Preshevës e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij.

Related Articles

Back to top button