Lajme

Pamje nga takimi i Kryediplomati Cakaj me përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në Listën e Luginës së Bashkuar (Video)

Gjatë ditës së sotme, Kryediplomati Cakaj ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në Listën e Luginës së Bashkuar.

Në një reagim në Facebook lidhur me takimet e zhvilluara, Cakaj u shpreh se së bashku theksuan rëndësinë e patjetërsueshme të ruajtjes së unitetit të brendshëm dhe nevojën e punës së përbashkët për mbrojtjen e lartësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Ne do të ecim bashkë e do të veprojmë të bashkërenduar për të bërë më të mirën për Luginën e shqiptarët në çdo kohë e çdo rrethanë.”- përmbylli reagimin e tij Ministri në detyrë Cakaj.

Related Articles

Back to top button