Lajme

Qendra Solidaritetit dhe Avancimit-QSA shpërndan Tableta për nxënësit në nevojë

Nën moton “Mundësojmë arsimim për të gjithë” sërish ishim pranë nxënësve në nevojë.

Gjatë ditës së sotme u bë shpërndarja e 2 tabletëve për dy vogëlushet me sukses të shkëlqyer nga fshati Moranë të Shkupit, të cilat edhe përkundër dëshirës së madhe për ndjekjen e shkollimit edhe këtë gjysmëvjetorë, pandemia me COVID-19 jo vetëm që në mënyrë fizike ua pamundësoi një gjë të tillë, ato gjithashtu nuk mundën të ju bashkohen ndjekjes së mësimeve online për shkak të mungesës së çfarëdo llojë pajisjeje të zgjuar.

Falenderojmë donatorët për mundësimin e këtij projekti.

Investimi në dije, investim në ardhmërinë e rinisë së popullit tonë. Mundëso edhe ti të avancosh dijen e nxënësve të shkëlqyeshëm që i përkasin familjeve me kushte të vështira sociale.

SOLIDARITET ME DINJITET!

Related Articles

Back to top button