Lajme
Qetësohet virusi, në Vranjë vetëm një i infektuar

Sipas të dhënave zyrtare nga faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë, një tjetër person i infektuar me virusin korona është regjistruar të hënën në Vranje.
Të dhënat e djeshme tregojnë se ka gjithsej 17 raste të reja në Serbi.
Shumica e tyre janë në Beograd dhe disa në Nish.
Në Vranjë dje është regjistruar vetëm një pacient i ri.
Nga një rast me virusin korona është regjistruar edhr në Pirot, Prokuplje dhe Soko Banja.
Në Leskovc nuk është regjistruar asnjë person i infektuar.