Salihu: Është për tu shqetësuar se si akterët politik lokal po e përdorin “spektaklin” për poena politik
Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës Sami Salihu ka reaguar ndaj rastit të fundit në komunën e Preshevës, lidhur me arrestimin e disa personave, që sipas të parit të legjislativit është vetëm një “spektakël” i pushtetit qëndrorë para zgjedhjeve, siç jemi mësuar të shohim shpesh.
Salihu përveç pushtetit qëndrorë nuk ka lënë anash pa akuzuar as oponentët politik loka, të cilët sipas tij po e shfrytëzojnë situatën për poena politik, duke njëllosur pasurin intelektuale të këtyre personave dhe të vendit.
Postimi i plotë:
Lëvizja për Reforma dhe unë si Kryetar i Kuvendit, kemi ndjekur me shumë vëmendje gjithçka çfarë ka ndodhur këto 2 ditët e fundit në administratën komunale.
Është shqetësues fakti që pushteti qëndror para çdo lloj zgjedhjeve bën “spektakle” të ndryshme kundër oponetëve politik por edhe kundër vet shqiptarëve, por është akoma dhe më shqetësues përdorimi i këtij “spektakli” nga akter politik lokal, që, përkundër faktit që janë kuadro dhe pasuri intelektuale të tyre dhe të vendit, përdorin fatkeqësinë e tyre, për disa poena ose marketing ditor politik lokal.
Personalisht unë bashkë me Lëvizjen shpresojmë që Prokuroria serbe të mos përdoret si mashë për mbjelljen e frikës ndaj popullatës shqipëtare.
Ajo që ka rëndësi në këtë moment është të shpresojmë për profesionalizëm dhe të tregohemi të pjekur që të mos nxitohemi të bëjmë gjykimin nga opinioni publik, pa sjellur një vendim të plotëfuqishëm gjyqësor, thuhet në postimin e Kryetarit të LR-së njëherit Kryetarë I KK të Preshevës.