Lajme

Sot afati i fundit për aplikim për pensionistët për ndihmë financiare nga Komuna e Preshevës

Komuna e Preshevës do ti ndihmojë me ndihmë financiare pensionistët mbi moshën 65 vjeçare nga “Pakoja Emergjente Presheva 2020”

Kjo masë ka për qëllim mbështetjen financiare dedikuar kategorisë së pensionistëve të komunës së Preshevës mbi moshën 65 vjeçare, që kanë qenë më të rrezikuar nga infektimi me COVID-19 dhe në aspektin e kualitetit të jetës, iu është dashur t’i nënshtrohen masave të rrepta deri në izolim të plotë, gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Vlera e ndihmës financiare do të përcaktohet varësisht numrit të aplikuesve për të përfituar nga kjo pako, konkretisht shuma totale e mjeteve në dispozicion për këtë masë është 12.000.000 din.,e cila do të përpjestohet me numrin e përgjithshëm të aplikimeve, pa kategorizim.

KUSHTET PËR APLIKIM:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë pensionistët e komunës së Preshevës të cilët janë mbi moshën 65 vjeçare dhe që kanë vendqëndrim të përhershëm në Komunën e Preshevës.

MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT: Pensionistët të cilët i plotësojnë kushtet e aplikimit mund të aplikojnë në formë online, duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://forms.gle/nKUMapT5B5FyP3VFA

Duke pasur parasysh situatën e pandemisë dhe emergjencës shëndetësore, Komisioni ka vendosur që mjetet e dedikuara në kuadër të kësaj mase, t’i dorëzohen çdo përfituesi në adresë të banimit, nga shërbimi postarë Preshevë.

Ju rekomandojmë që për çdo informatë shtesë apo paqartësi rreth mënyrës së aplikimit të na kontaktoni vetëm ditëve të punës nga ora 8.00 deri ora 15.00 nëpërmjet email adresës: pakoemergjente2020@gmail.com.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 26 Qershor 2020, ora 14:00.

Related Articles

Back to top button