Lajme

Vazhdon përhapja e koronavirusit në Vranjë

Bazuar në 84 mostra të dërguara nga Instituti i Shëndetit Publik në Vranjë për analiza rezultatet treguan se 32 persona rezultuan pozitivë me virusin korona. Kjo është 38% e të infektuarve në lidhje me numrin e të testuarve, gjë që tregon se korona vazhdon të përhapet ne kete qytet.

Gjithsej 36 njerëz janë infektuar rishtas në rrethin Pçinjës. Përveç Vranjes nga një person i infektuar eshte edhe në Vladiçin Han, Surdulice, Bujanoc dhe Preshevë.

Aktualisht 110 pacientë janë shtruar në spitalin Covid në Vranje.

Te shtunen kane qene 27 persona pozitiv ndersa me te dhenat e sotme ne Vranje jane 59 te infektuar.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik te infektuar jane raportuar te rinj dhe persona te moshes mesatare.

Related Articles

Back to top button