Lajme

Vuçiç: Kemi raste të reja sepse jemi të padisiplinuar

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha për Reuters se në Sërbi po regjistrohen raste të reja me korona virus pas rihapjes, e gjithë kjo po ndodhë sepse nuk ka disiplinë të mjaftueshme.

“Për shkak të rihapjes (pas gjendjes së jashtëzakonshme), kemi raste të reja, sepse jemi të padisiplinuar, por ato janë kryesisht asimptomatike,” tha Vuçiç në një intervistë me agjencinë britanike, duke shtuar: “Ne do ti dëgjojmë ashtu siç na thonë mjekët”.

Në artikull shënohet se loja e gjysmëfinales së Kupës së Serbisë, në të cilën Partizani mposhti Crvena Zvezdën me rezultat 1-0, ishte grumbullimi më i madh publik në Serbi pas gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga gjithësejt 7.2 milion banor në Serbi janë konfirmuar më shumë se 12,000 raste të infektuar me korona virus dhe 252 kanë vdekur.

Related Articles

Back to top button