Vuçiq: Në Serbi deri në vitin 2025 paga do të jetë 900€ dhe penzionet 440€

Vendi ynë ka treguar se ia del edhe në kohë të vështira.
Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresiste Serbe, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua popullit mbreme para fillimit të heshtjes parazgjedhore, e cila fillon ka filluar në mesnatë.
Në fillim, Vuçiq mori disa minuta duartrokitje në studion e TV Pink. Presidenti u befasua nga një vajzë që i dha lule.
“Paga mesatare në Serbi është aktualisht 510 euro, dhe me këtë shifër kemi arritur të tejkalojmë shumicën e vendeve të rajonit. Pagat dhe pensionet, nga ana tjetër, shënojnë rritje të vazhdueshme dhe paguhen rregullisht.
“Me implementimin e projektit të investimit” Serbia 2025 “, paga mesatare në fund të vitit 2025 do të arrijë në 900 euro, dhe pensioni midis 430 dhe 440 euro”, tha presidenti Vuçiq.