Në Kosovë ndalohen të gjitha veprimtaritë fetare, nuk lejohet as therja e kafshëve në shtëpi
Në prag të Festës së Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë nuk do të mund të therrin kafshë në shtëpitë e tyre.
Kjo pasi që Qeveria e Kosovës, ndër masat e marrë për parandalimin e Covid-19 ka ndaluar edhe therjen e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur.
Po ashtu një ndër masat e qeverisë për parandalimin e Covid-19 është edhe pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Por pa specifikuar nëse bën përjashtim falja e Kurban Bajramit apo jo.
Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.
Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.