Lajme

A do të ndalohet falja e Kurban Bajramit në Kosovë?

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur lidhur me masat e reja të propozuara nga Qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Stafi është duke punuar edhe në këto momente. Janë disa ndryshime, janë ato që janë raportuar në media. Këto masa kanë dalë nga vlerësimet që janë bërë nga e premtja”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka njoftuar se vendimi do të merret për 25 masa të reja.

“Janë 25 masa të reja të cilat do të merren për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ne do të ndalojmë të gjitha tubimet publike. Tubimet në masë, nga dita e nesërme do të ndalohen”, ka thënë Zemaj në Klan Kosova.

Duke folur për ndalesën e aktiviteteve publike, Zemaj u shpreh se nuk e ndalojnë faljen e Kurban Bajramit.

”Nesër do të kemi kontakte të tjera dhe çdo gjë që do të jetë konform vlerësimit epidemiologjik. Unë nuk jam kryeimam që të lejoj faljen e Kurban Bajramit. Nuk mund të ndaloj askush në botë faljen e Bajramit. Ne japim rekomandime për ndalesën e aktiviteteve publike”, ka shtuar ai.

Related Articles

Back to top button