Alternativa Demokratike Shqiptare me kërkesa të harmonizuara para Vuqiçit
Në konsultimet e nesërme me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përbërjen e qeverisë së re, deputetët e sapozgjedhur nga lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” do të shkojnë me “kërkesa të harmonizuara”.
Përfaqësuesit e partive politike shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci, të cilat garuan në zgjedhjet e fundit parlamentare me një listë të vetme, janë takuar sot në Preshevë.
Siç ka njoftuar Shqiprim Arifi takimi i sotshem u realizua per koordinim ne takimin e neserm me Vuqiçin.
“U kordinuam për hapat që do të marrim ditëve në vijim dhe kërkesat tona të përbashkëta për takimin e ditës së nesërme që do të jetë me presidentin serb në Beograd.” ka shkruar Arifi.
Lista shqiptare ADSH e udhëhequr nga Shaip Kamberi ka fituar tre vende ne parlamentin serb.