Lajme

Avdullah Hoti thotë se Festa e Bajramit ka rritur numrin e të infektuarve me Covid në Kosovë (Video)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, rritjen e rasteve me Covid-19 ia ka atribuuar festës së Fitër Bajramit, më 24 maj, dhe tubimit të Vetëvendosjes më 12 qershor. Gjatë seancës plenare ku është duke raportuar për menaxhimin e situatës me pandeminë, shefi i ekzekutivit tha se për rritje e rasteve pas këtyre dy ngjarje tregojnë të dhënat shkencore.

“Janë dy ngjarje specifike që kanë quar në numrin e rritjeve të rasteve. Këto të dhënat janë shkencore. E para është data 24 maj, festa e Fitër Bajramit, pas dy jave të festës ne kemi rritje të numrit të rasteve. Ngjarja e dytë është 12 qershori është përvjetori i VV-së dhe pas 2 jave e kemi pikun tjetër. Këto janë të dhëna që tregojnë profesionistët shëndetësor”, tha ai.

Krahas kësaj, Hoti tha se nuk janë duke përdorur modelin Suedez për imunizimin e qytetarëve.

“Nuk jemi duke përdorur modelin e Suedisë siç e përmendi deputetja Kollçaku. Nuk jemi duke shkuar në drejtim për imunizim, por duke marrë masat”, tha Hoti.

Related Articles

Back to top button