Lajme

Edhe 3 raste të reja me Covid-19 në Bujanoc, priten edhe rezultatet të tjera

Në komunën e Bujanocit Janë regjistruar tre raste të reja të infeksionit me Covid – 19, ndërkohë që priten rezultatet edhe për tri mostra të tjera, konfirmoi sot për Bujanovaçke drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Dr Llella Jovanoviq.

Të infektuarit me virusin Korona janë nga Bujanoci (1965), Llopardinca (1961) dhe Baralevci (1980).

– Deri në fund të orarit të punës presim rezultatet edhe për tre persona të tjerë – thotë Dr. Jovanoviq.

Ajo nuk ka dashur të paragjykojë rezultatin e testimit, por vuri në dukje se këta pacientë ishin me të gjitha simptomat e covid-19.

Ajo shtoi se marrja e mostrave është duke u bërë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, sipas indikacioneve.

Që nga fillimi i epidemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve në komunën tonë tani është rritur në 31 persona.

Sipas të dhënave nga Ministria e punëve të brendshme, të dielën (5 maj) në territorin e Komunës së Bujanocit në vetizolim ishin vetëm 5 persona.

Related Articles

Back to top button