Lajme

Gjendja e jashtëzakonshme e mundshme edhe në Bujanoc

Shtabi komunal per situata te jashtezakonshme do te marre ne konsiderate situaten epidemiologjike ne Komunen e Bujanocit ne seancen e planifikuar sot me fillim nga ora 11:00.

Pritet që të propozohet vendosja e situates se jashtezakonshme në territorin e komunes se Bujanocit, duke ndjekur shembullin e rreth njëzet qyteteve dhe komunave në Serbi te cilet kane vendousr nje masë të tillë pas përkeqësimit të situatës me korona virusin dhe rritjen e numrit të të infektuarve.

Që nga 7 qershori, 15 raste me covid-19 janë konfirmuar zyrtarisht në Bujanoc, dhe të paktën tre rezultate të tjera priten, sipas informacioneve të fundit nga Qendra Shëndetësore ne kete komune.

Në rrethin e Pçinjes gjendje te jashtëzakonshme ka vendosur komuna e në Vranjes dhe Vladiçin Hani.

Pervec situates se jashtezakonshme dhe mbajtjes së detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe distancës fizike, janë ndalimi i grumbullimit të më shumë se 5 personave dhe kufizimi i orarit të punës të ambienteve të hotelierisë nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 20:00.

Related Articles

Back to top button